Në Greqi ligji vlen për të gjithë, sanksione të ashpra për policët që shkelin Kodin Rrugor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2025, 12:39

Shtabi i Policisë Helenike ka lëshuar një urdhër urgjent që parashikon masa të rrepta për oficerët e policisë që shkelin Kodin e ri të Trafikut Rrugor (KRT), qoftë gjatë kryerjes së detyrës apo në jetën e tyre private.

Sipas këtij urdhri, çdo shkelje rrugore nga ana e personelit policor, si tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve apo injorimi i sinjalistikës rrugore, nuk do të tolerohet dhe do të pasohet jo vetëm me gjoba dhe ndjekje penale, por edhe me masa administrative dhe disiplinore.

Shtabi nënvizon se sjellja e punonjësve të policisë në rrugë është vendimtare për besimin dhe imazhin e Policisë Helenike në publik. Një qëndrim i përgjegjshëm në timon shihet si thelbësor për rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe përforcimin e respektit ndaj uniformës blu.

Drejtuesit e lartë të Policisë në Atikë, Selanik dhe në të gjitha rajonet janë udhëzuar të monitorojnë nga afër zbatimin e këtij urdhri dhe të ushtrojnë kontroll të brendshëm më rigoroz për të parandaluar sjelljet e papërshtatshme nga oficerët.

Mesazhi është i qartë: Ligji vlen për të gjithë – pa përjashtime. Vetëm përmes zbatimit të rregullave nga vetë oficerët mund të ruhet autoriteti dhe integriteti i Korpusit Policor në sytë e shoqërisë.

E ndërkohë Greqia u jep këtë mesazh kuptimplotë shtetasve të saj, policët shqiptarë me në krye Ilir Prodën janë të lirë të bëjnë ç'të duan, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj. Rastet e denoncuara nga qytetarët për policë që shfrytëzojnë pozicionin e tyre të punës për shkeljet e Kodit Rrugor janë të shumta.

Mjafton një stemë në xhamin e makinës apo një kapele, që policët të shmangin gjobat për parkime apo shkelje të tjera rrugore, ndërkohë policë të tjerë duke përdorur justifikimin se janë në krye të detyrës kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, duke u bërë shkak për aksidente dhe shembull i keq për qytetarët e tyre.

Oficerët e policisë që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar ose kalojnë me semafor të kuq rrezikojnë të marrin një gjobë trafiku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit