Ndihmoi autorët në vrasjen e Licit, ish-i i Bajrit kërkon të dalë nga burgu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.09.2025, 12:22

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg" që është në fuqi ndaj saj. Kërkesa e saj do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ago është arrestuar më 26 shkurt 2025 dhe është akuzuar për përkrahje të autorëve të krimit në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje që ka ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër.

Sipas akuzës së prokurorisë, Ago ka pasur një rol kyç në ngjarjen e vitit 2018 dhe dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit për të larguar një prej tyre, Asmer Bilalin, nga vendi i ngjarjes. Eria Ago ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se gjatë kohës kur ndodhi vrasja, ajo ishte në Tiranë dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Ajo gjithashtu ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.

Megjithatë, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka prova që sugjerojnë se Ago ka transportuar Asmer Bilalin nga Shkodra në Tiranë në datën e ngjarjes. Dosja e SPAK-ut tregon se ajo ka qenë në timonin e mjetit që ndihmoi për arratisjen e Bilalit, një akuzë që e përfshin atë në një tjetër vepër penale të rëndë. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet sot nga gjykata, ndërkohë që partneri i saj, Safet Bajri, mbetet në paraburgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit