Ish-polici u vra në sy të fëmijëve, gruaja e Bejtjas rrëfen detajet tronditëse

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.09.2025, 12:12

Një vit pas vrasjes së ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja, janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar më 15 mars 2024. Bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, ka dëshmuar para hetuesve për momentet dramatike të atentatit, duke përshkruar se si tre persona të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së tyre. Sipas dëshmisë së saj, njëri prej autorëve e mbajti të bllokuar atë dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerë ekzekutuan Gentjan Bejtjan, duke qëlluar në drejtim të tij Armida Bejtja ka theksuar se vrasësit ishin të maskuar dhe se ajo dhe fëmijët kishin mbetur të pafuqishëm për të parandaluar krimin. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të arrestuar për vrasjen e ish-policit të burgjeve.

Armida Bejtja, bashkëshortja e viktimës:

"Jam e martuar prej disa vitesh me Gentian Bejten dhe kemi tre fëmijë. Me 15 mars 2024, rreth orës 16:00, së bashku me bashkëshortin kemi dalë nga banesa e vjehrrit dhe kemi shkuar në banesën tonë, që ndodhet vetëm disa metra larg. Me vete kemi pasur edhe dy fëmijët. Gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, kam vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur. Njëri prej tyre më ka mbajtur të bllokuar mua dhe fëmijët, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit