“Londra” e mbushi me dhurata, vajza nga Durrësi e tradhtoi për Dubain

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.09.2025, 11:59

Një histori dashurie që nisi si përrallë, por përfundoi në një zhgënjim të madh, ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania. Protagonist është një djalë nga Tropoja, i cili prej kohësh jeton dhe punon në Angli, i cili u dashurua me një vajzë nga Durrësi.

Lidhja e tyre zgjati plot 20 muaj. Në fillim gjithçka dukej ideale, si në filmat romantikë: i riu i përkushtohej, i sillte dhurata, lule, bizhuteri, madje nuk kurseu as udhëtimet. Vetëm për të qenë pranë saj, ai bëri plot 22 herë rrugën Angli–Shqipëri. Një përkushtim që rrallëherë shihet edhe në historitë më të forta të dashurisë.

Marrëdhënia kishte marrë edhe dimension familjar. Djali e kishte prezantuar vajzën tek njerëzit e tij, madje e kishte çuar edhe te varri i babait në Tropojë, si një shenjë e qartë se lidhja nuk ishte lojë, por diçka serioze që ai e shihte me të ardhme. Madje ai kishte planifikuar një propozim si në përralla dhe kishin thurur plane për të pasur një fëmijë, pra ëndërronte të kishte një familje me të.

Por, për fat të keq, pas gjithë kësaj sakrifice dhe përkushtimi, doli se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin. Vajza nga Durrësi, sipas të riut, nuk e kishte dashur kurrë në të vërtetë, por e kishte përdorur për dhurata dhe favore. Zhgënjimi i madh erdhi kur i riu u kthye në Shqipëri dhe vetë babai i saj i tregoi të vërtetën e hidhur: e dashura e tij tashmë kishte nisur një tjetër histori dhe ndodhej në Dubai, krah një personi tjetër.

Një rrëfim i dhimbshëm, që lë pas pyetjen, a është dashuria sot thjesht interes?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit