“Aksidenti me motoçikletë” – Si tentoi Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale? – eksperti e thotë fjalën e fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2025, 11:50

Bujar Betinca, ekspert i neuropsikiatrisë, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore, ku ka prezantuar rezultatet e ekspertizës për Granit Plavën.

Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”.

Eksperti ka shtuar se Plava i ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe se ishte trajtuar në spitalin e Mitrovicës, informacion ky që është konfirmuar edhe nga babai i të ekzaminuarit.

Sa i përket pasojave të aksidentit, eksperti ka theksuar se ato janë përjashtuar.

“I ekzaminuari na ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe po ashtu se ka qenë i trajtuar në spitalin e Mitrovicës, dhe kjo është konfirmuar nga babai i të ekzaminuarit. Sa i përket pasojave të këtij aksidenti, ato janë përjashtuar. Nuk është përmendur ndonjë dëmtim, respektivisht ky dëmtim ka kaluar pa ndonjë problem në strukturë, që do të thotë se truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, tha eksperti para trupit gjykues.

Avokati Skender Gojani, avokati i Granitit: Sipas raportit tuaj, a mund të na konfirmoni se ekspertiza juaj është bazuar në të gjitha të dhënat ekzistuese?

Eksperti Betinca: Po, e konfirmoj një gjë të tillë.

Avokati Gojani: Pse nuk janë trajtuar disa gjëra, si për shembull përdorimi i substancave narkotike dhe traumat nga aksidenti që i ka ndodhur?”

Betinca: Gjatë vlerësimit psikiatrik, i ekzaminuari nuk ka deklaruar se është përdorues i substancave narkotike të tipit kokainë dhe alkoolit, por në kohën e vlerësimit të tij i njëjti nuk ka manifestuar simptoma abstinenciale. Nuk është identifikuar një fenomen i tillë.

Avokati Gojani: Sa ditë e keni mbajtur Granitin? A mjafton 15 ditë për të zbuluar çrregullimet ekzipoidike që janë impulsive ose të lidhura me rastin?

Betinca: Normalisht që po. Ky është një vlerësim prej komisionit vlerësues. Gjatë kohës së qëndrimit të Granitit, gjendja e tij ka qenë stabile dhe nuk ka pasur diçka të ngjashme.

Eksperti Betinca: Siç deklarova më lart, te i ekzaminuari nuk është vërejtur apo evidentuar mungesë e kontrollit të impulseve, as mungesë e kontrollit emocional. Ka aftësi të mirë ekzekutive, që do të thotë se i njëjti nuk manifeston spekulime të shëndetit mendor.

Avokati i Granitit: Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?”

Prokurorja kërkoi të refuzohej kjo pyetje, por gjykatësja tha se lejohet.

Betinca: Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundur t’i japë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit