Këshilltarët i kthejnë shpinën Veliajt: Komentet dhe vërejtjet e shkarkimit na i dërgo me shkrim!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.09.2025, 11:44

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kthyer përgjigje ndaj kërkesës së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, i cili kërkonte të ishte pjesë e mbledhjes së së martës ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij.

Në njoftimin e sotëm, këshilli thekson se, nëse Veliaj nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, ai ka të drejtë të dërgojë me shkrim vërejtjet dhe komentet e tij. Sipas tyre, çdo material i dorëzuar nga Veliaj do të administrohet dhe do t’u bëhet me dije anëtarëve gjatë seancës.

Kryebashkiaku, në kërkesën e paraqitur të premten, kishte theksuar se dëshironte të merrte pjesë vetë në mbledhje, duke argumentuar se mungesa e tij nuk lidhet me vullnetin personal, por me një “masë sigurie” që ai e konsideron të tepruar dhe të padrejtë.

Sipas Veliajt, vendimi i gjykatës i ka ndërprerë në mënyrë të paligjshme një mandat kushtetues, duke krijuar një krizë institucionale që, sipas tij, nuk mund të zgjidhet me një tjetër shkelje të Kushtetutës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për fatin e Veliajt është caktuar për të martën, në orën 16:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit