Valter Bami thyen “arrestin e shtëpisë”, kapet në “Audi” me shoferen E.S! “Mos më vono se jam në hasmëri”-i tha policit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.09.2025, 11:09

Vëllai i Durim Bamit, Valter Bami, është kapur duke thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas burimeve mediatike, një patrullë e qarkullimit rrugor në Elbasan ndaloi një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasja me iniciale E.S., ku si pasagjer ndodhej edhe Bami.

Gjatë kontrollit, ai i kërkoi efektivit që të mos e vononte me fjalët: “Mos më vono se jam në hasmëri…”. Megjithatë, pas verifikimit të identitetit, policia shoqëroi në Komisariat si Bamin, ashtu edhe shoferen e automjetit.

Valter Bami, i njohur si “i forti” i Niklës, ishte liruar në janar të vitit 2024, kur Gjykata e Tiranës vendosi ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ai ishte arrestuar vetëm pak ditë pas atentatit të 4 korrikut 2023 në Larushkë të Krujës, ku mbetën të plagosur djemtë e të ndjerit Gentian Bejtja dhe u vra kunati i tij, Ramazan Sino.

Përfundimi i afatit gjashtëmujor të hetimeve dhe mungesa e provave për përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë, e lanë Bamin të përgjigjej vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në këto kushte, gjykata vendosi që ai të dilte nga qelia dhe të qëndronte në “arrest shtëpie”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit