Rikthehet Nesti Angoni, shënjestron Albana Vokshin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.09.2025, 10:57

Pasi “i hapi gropën” Erion Veliajt, personi misterioz që kallëzon nën emrin e Nesti Angonit rikthehet sërish, këtë herë duke lëshuar një tjetër shigjetë në drejtim të politikës. Targeti i radhës duket se ka është deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila sipas kallëzimit të depozituar në SPAK në fillim të shtatorit, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Në dokumentet e publikuara nga mediat, tregohet se kallëzimi nuk ndalet vetëm tek Vokshi. Në listë futen edhe bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, si dhe motra Mimoza Vokshi.

Sipas denoncimit, trioja dyshohet për disa afera që lidhen me koncesionet në sektorin e naftës dhe privatizime të kryera vite më parë, kur Mimoza Vokshi ishte drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë.

Sipas pretendimeve, paratë e përfituara nga këto veprimtari të paligjshme janë futur në një skemë të sofistikuar pastrimi përmes rrjeteve familjare.

Ky nuk është denoncimi i parë që mban firmën e Nesti Angonit. Pas akuzave që lëshoi për Veliajt, emri anonim po shndërrohet në një grim reaper të politikës, duke hedhur në publik e insitucionet hetuese, indicie të rënda që kanë përfunduar me futjen pas hekurave të funksionarëve të lartë publikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit