Partneri abuzonte seksualisht me vajzën e saj të mitur, nëna: Ajo e ka fajin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2025, 10:51

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së saj.

Gjatë seancës, 37-vjeçari me iniciale B.B ka pranuar aktin duke deklaruar se ka qenë me pëlqimin e vajzës për 4 muaj radhazi.

Por e mitura, kur është pyetur në prani të psikologes dhe efektivëve të polici, ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën për gjithçka që i ka ndodhur. Për momentin vajza e mitur është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit, ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin që ka patur nëna e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit