Grekja varros nënën në oborr për t’i marrë pensionin: Më ndihmoi një shqiptar për groposjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2025, 10:22

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka dalë në dritë në Viotia të Greqisë, ku një drejtoreshë 62-vjeçare e një qendre mikrokredie (KEP) akuzohet se ka varrosur fshehurazi nënën e saj 91-vjeçare pranë shtëpisë së saj, pa ndjekur asnjë procedurë ligjore apo mjekësore.

Sipas dëshmisë së saj, gruaja pretendon se nëna i kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrore dhe se, për shkak të vështirësive financiare, kishte vendosur ta varroste privatisht me ndihmën e një shqiptari të quajtur "Janis", të cilin e përshkroi si punëtor në fshat. Megjithatë, hetuesit grekë nuk kanë mundur ta identifikojnë këtë person, dhe ekzistenca e tij mbetet e paqartë.

Ngjarja u zbulua pasi banorët lokalë ngritën dyshime, duke deklaruar se nuk e kishin parë të moshuarën që nga viti 2021. Ndërkohë, e akuzuara thuhet se ka paraqitur një tjetër grua të moshuar si nënën e saj në komunikim me autoritetet dhe shërbimet publike, përfshirë edhe në institutin e sigurimeve shoqërore IKA.

Policia kreu një kontroll në shtëpinë e saj dhe, pas hetimeve, zbuloi trupin e pajetë të 91-vjeçares në një gropë të cekët në hambarin pranë banesës. Trupi ishte mbështjellë dhe mbuluar vetëm me dhe, çka tregon për një varrim të bërë në fshehtësi dhe pa kushte minimale higjienike apo ligjore.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet greke janë të vendosura të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndër çështjet kyçe që mbeten pa përgjigje është nëse “Janis” ekziston realisht apo është një trillim i 62-vjeçares për të shmangur përgjegjësinë penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit