Aksident i trefishtë në Fier, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, një person i lënduar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.09.2025, 10:00

Një aksident i trefishë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ndërkohë që shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po kryejnë hetime për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ende nuk ka informacione për lëndime të rënda, por mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij shëndetësore.

Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr masat për të zbardhur shkakun e aksidentit, ndërkohë që ka bërë thirrje për drejtim të kujdesshëm të mjeteve dhe respektimin e rregullave të trafikut. Hetimet janë në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit