Gruaja falënderon mirditorin që e komplimentoi në autostradë: Burri im i ka harruar prej kohësh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2025, 00:15

Një mesazh sa i çuditshëm, aq edhe ironik, ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar se dashuria dhe komplimentet po shkëmbehen më lehtë në autostradë sesa në shtëpi. Një grua ka shprehur mirënjohjen e saj për një "mirditor misterioz", me të cilin është shkëmbyer rastësisht gjatë autostradës Laç-Tiranë.

Në mesazhin e saj dërguar në redaksinë tonë, gruaja zbulon dramën e saj: burri i ka "harruar" komplimentet, ndërsa një i huaj në autostradë i ka dhënë atë që ajo kërkon. Ky moment i shkurtër me mirditorin duket se ka lënë një mbresë kaq të fortë, saqë ajo ka vendosur ta ndajë historinë me shpresën se burri i saj do ta lexojë dhe do ta marrë mesazhin.

Shpresojmë që "mirditori" ta ketë kuptuar seriozitetin e situatës dhe të ketë ndikuar për mirë në marrëdhënien e kësaj zonje, si dhe i bëjmë thirrje burrit të saj: Vëlla, ndrysho taktikë para se dikush tjetër të të zë vendin në autostradë.

Mesazhi i plotë i qytetares:

"Pershendetje JOQ! Do doja shume te falenderoja mirditorin qe u shkembyem pergjate autostrades se re Lac-Tirane. E falenderoj per komplimentat qe me beri sepse burri im ka kohe qe sme ben asnje kompliment. Shpresoj kete ta lexoje dhe burri im dhe te filloje te ndryshoje. Faleminderit nqs e postoni"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit