Doktor Geri në luftë për jetën, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.09.2025, 22:51

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një djalë i ri, vetëm 28 vjeç, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Bëhet fjalë për doktor Geri Kocllarin, një mjek i ri plot ëndrra dhe shpresa, i cili sot po lufton për jetën e tij pas një ndërhyrjeje tepër të vështirë kirurgjikale në Gjermani.

Geri u përball papritur me një gjendje kritike shëndetësore: disekacion i aortës dhe trombozë e arteries Mezenterika Superior. Për shkak të rrezikut për jetën, ai u transportua me helikopter dhe iu nënshtrua një operacioni shumë kompleks. Por, brenda 3 muajsh duhet të kryejë një tjetër ndërhyrje.

Shpenzimet për operacionin, trajtimin dhe rehabilitimin kanë kaluar çdo mundësi ekonomike të familjes së tij. Kostoja arrin në 95,000 €, një shumë e papërballueshme edhe për familjen, ku nëna e tij, gjithashtu mjeke, po bën çdo përpjekje për të mbajtur gjallë shpresën për djalin e saj të vetëm.

Mesazhi i nënës, mjekes Mimoza Kocllari (Caca):

“Djali ynë është i veçantë, plot ëndrra për të ardhmen. Ëndrra e tij është të sjellë shpresë dhe dritë për jetën e të tjerëve. Sot ai vetë ka nevojë për ndihmën tuaj, që të vazhdojë këtë luftë të pabarabartë dhe të kthehet përsëri si mjek që shpëton jetë.”

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’i shpëtojë jetën doktor Gerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit