“Ky djalë gjeti portofolin tim, i lutem të më kthejë dokumentat”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2025, 19:09

Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një apel publik ndaj një qytetari që gjeti portofolin e tij të humbur.

Në pamjet që denoncuesi ka dërguar në redaksi, duket momenti kur i riu me veshje të zezë gjen portofolin që kishte rënë pranë një makine. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të katedrales.

Qytetari i lutet personit që e gjeti t’i kthejë dokumentat dhe portofolin pasi janë të rëndësishme për të. Nëse dikush e njeh të riun në video, është i lutur që t’i japë këtë numër telefoni 069 21 85 195, në mënyrë që të bëjë kthimin e dokumentave.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj personin që shihet në video duke marrë portofolin që më ka rënë në trotuar në Lezhë te rrotonda e Katedrales. I lutem të ma kthejë se kam dokumentat dhe kartat e bankës. Kam shumë dokumenta të tjera, ju lutem ta postoni sa më shpejt. Numri im është +355 69 21 85 195.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit