“Golaj i Hasit bosh dhe pa gangesterë, kthehen vetëm për të pastruar paratë britanike”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2025, 16:29

Fshati Golaj në veri të Shqipërisë është një shembull i asaj që po ndodh me shumë zonat rurale të vendit: boshatisja e tij nga të rinjtë që kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Sipas një reportazhi të prestigjiozes britanike The Sun, shumë banorë të këtij fshati kanë emigruar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lidhur me rrjete kriminale dhe duke u angazhuar në punë të pasigurta për të mbijetuar. Sipas The Sun, ata që kthehen në Shqipëri, nuk kthehen për të investuar në zhvillimin e fshatit, por për të pastruar paratë që kanë fituar nga aktivitete të paligjshme, kryesisht në Britani.

Të rinjtë e Golaj dhe fshatrave përreth kanë zgjedhur të lënë shtëpitë e tyre për një jetë në Britani, ku shumica kalojnë ilegalisht dhe shpesh përfshihen në aktivitete të krimit të organizuar. Sipas banorëve të fshatit, tashmë nuk ka më gangsterë atje, pasi ata janë zhvendosur në Britani, ku vazhdojnë të operojnë dhe pasurohen. Me të ardhurat nga aktivitete të paligjshme, disa prej këtyre të rinjve ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri duke ndërtuar vila luksoze dhe duke shpenzuar në mënyrë extravagante, për të krijuar një imazh të pasur dhe të suksesshëm.

Pavarësisht faktit që Golaj ka një popullsi prej rreth 4,000 banorësh, më shumë se gjysma e të rinjve janë larguar, duke lënë pas një të ardhme të pasigurt për fshatin. Mungesa e mundësive të punës dhe zhvillimit ka bërë që shumë familje të shpresojnë se një ditë fëmijët e tyre mund të kenë mundësi më të mira, edhe pse shumë prej tyre janë të detyruar të emigrojnë dhe të kalojnë ilegalisht kufijtë. Fshati Golaj, i njohur edhe si "Londra e Vogël", ka përjetuar një transformim të dhimbshëm, ku emigrimi dhe pastrimi i parave kanë zëvendësuar industrinë dhe zhvillimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit