Telat te drejtoria e QSUT-së në rrugë, ruani veten sa institucionet “të zgjohen”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2025, 16:50

Kjo foto është shkrepur në Tiranë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në pamje dallohet qartë se disa tela përcjellës janë lënë të këputur, të mbështjellë pas një shtylle dhe të shtrirë në rrugë, pikërisht aty ku kalojnë këmbësorë dhe çiklistë çdo ditë.

Situata është e njëjtë prej muajsh. Madje, edhe pas ndërhyrjes për krasitjen e degëve të pemëve dy javë më parë, askush nuk mori masa për të hequr telat nga rruga.

Një qytetar i ka shkruar redaksisë sonë: “Përballë drejtorisë QSUNT! Kabuj tokës, mbase janë të rrezikshëm.”

Muri rrethues që duket në foto i përket Universitetit të Mjekësisë, ku studiojnë qindra studentë çdo ditë. Në këto kushte, telat e dëmtuar mund të konsiderohen një “minë me sahat”, e cila me afrimin e ditëve me shi mund të kthehet në një tragjedi të ngjashme me atë të Durrësit, ku një shtyllë e rrezikshme i mori jetën babait të tre fëmijëve.

Heqja dhe sistemimi i këtyre telave është një domosdoshmëri urgjente për të shmangur rreziqet. Deri kur OShEE-së dhe Bashkisë Tiranë t’i “dalë gjumi”, qytetarët që kalojnë aty pranë duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të ruajtur shëndetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit