Katër ditë më parë një mesazh i çuditshëm mbërriti në telefonat e shqiptarëve, ku i paralajmëronte se ishin gjobitur me 500 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe u kërkohej që të bënin sa më parë pagesën për të shmangur penalitetet.
Mesazhi pretendohej se dërgohej nga “e-Albania”, por në të vërtetë ishte një mashtrim që kishte për qëllim vjedhjen e të dhënave të qytetarëve.
Duket se hackerat nuk po heqin dorë nga këto të dhëna, dhe sot kanë zgjedhur një tjetër strategji për të futur njerëzit në “kurth”. Me dhjetëra denoncime kanë mbërritur në redaksinë tonë ku qytetarët raportojnë se sot kanë marrë mesazhe nga “Posta Shqiptare”.
Në mesazh thuhet: “[POSTA SHQIPTARE) Meqnese sistemi yne zbuloi informacion te paplote mbi adresen, nuk mundem ta perfundonim dorezimin. Paketa mbërriti ne magazinen tone me 19 shtator 2025.
Ju lutemi konfirmoni ose perditesoni adresen tuaj sa me shpejt te jete e mundur duke perdorur lidhjen me poshte per te pershpejtuar dorezimin.
Nese nuk e perditesoni ne kohe, paketa do t\'i kthehet derguesit. https://postashqiptareah.help/al
Pergjigju | "Pol", pastaj hap lidhien ose kopjoje dhe ngjite ate ne shfletuesin tend per ta aktivizuar.”
Në fakt ky është një mashtrim i radhës, prandaj sugjerohet të mos ndiqni hapat që u kërkohet në tekstin e sipërpërmendur.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ, mora kete mesazh dhe eshte vetem per te vjedhur te dhenat, shoerndajeni pasi mund te kete persona qe behen viktima te ketyre mashtruesve.

Denoncimi 2:
Mashtrimet që kërkojnë të dhëna çdo ditë sms me numra të ndryshëm.

Denoncimi 3:
Si jeni? Vazhimisht me shkruajnë këto. Besoj jan hakerat.
