47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2025, 12:23

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit, ku viktima, i identifikuar si një banor i zonës me iniciale P. L.,, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborrin e shtëpisë së tij, 47-vjeçari ka pësuar një aksident tragjik duke u prekur nga rryma elektrike, që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit