Një rast mashtrimi me porositë online ka ndodhur nga faqja Isra_Collectiones, e cila ka mashtruar një kliente që kishte porositur një kostum klasik me vlerë 5000 lekë të vjetra. Klientja mori produktin, por kur e hapi paketimin, ajo kuptoi se kostumi ishte krejtësisht ndryshe nga fotoja e publikuar në faqe.

Pasi kërkoi ndërrimin e produktit, faqja e siguroi klienten se do ta ndërronte, por më pas e bllokoi dhe nuk realizoi premtimin. Pavarësisht tentativave të shumta të klientës për të kontaktuar faqen, përgjigja ishte gjithmonë e njëjtë, ndërrimi do të bëhej, por gjithçka mbaronte me një bllok.


Pas disa tentativave të dështuara për të realizuar një ndërrim, klientja u detyrua të hapte një adresë tjetër Instagrami dhe të kërcënonte faqen me denoncim publik. Faqja, në një reagim brutalisht të papranueshëm, i tha "faleminderit për reklamën" dhe i bëri një bllok tjetër.

Ky veprim tregon se faqja Isra_Collectiones nuk ka asnjë respekt për klientët e saj dhe qëllimi i saj është vetëm të marrë paratë, pa ofruar asnjë lloj shërbimi të kënaqur tek blerësit. Përfaqësuesit e faqes duhet të kuptojnë se çdo biznes, qoftë ai online apo fizik, funksionon falë klientëve.
"Përshëndetje JOQ, doja të denoncoj një rast mashtrimi nga faqja Isra_Collectiones. Kam porositur një kostum klasik për 5000 lekë të vjetra, por produkti që më ka ardhur ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte publikuar në faqe. Kur kërkova ndërrimin, ata më bllokuan dhe nuk morra asnjë përgjigje. E kam kontaktuar disa herë, por gjithmonë më kanë dhënë justifikime dhe më bën bllok mashtruesja”, shkruan qytetarja.
Të mashtroni dhe të refuzoni përgjegjësinë ndaj konsumatorëve është një veprim që dënon reputacionin e çdo faqeje. Faqja Isra_Collectiones ka mundësinë t’i bëjë ndërrim produkti klientes, ndryshe thjesht do të tregojë që është një biznes joserioz që besimin e klientit e shkel me këmbë.
Mos blini nga shitësit online të paautorizuar dhe të pasigurt, pasi shumë herë mund të përballeni me mashtrime të tilla. Shitësit shqiptarë online nuk janë të gjithë të besueshëm, ndaj tregoni kujdes dhe bëni blerje vetëm nga burime të verifikuara dhe të besueshme!