“Triathloni” paralizon trafikun në Tiranë, ndryshime në linjat urbane, rrugët që bllokohen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2025, 08:52

Gjatë ditës së sotme në kryeqytet do të mbahet “Triathloni" një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash. Njoftohen qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Rrugët e bllokuara për qarkullim:

Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)

Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)

Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)

Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)

SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:

Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit

Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)

Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)

Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:

Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Ëillson” / Qendër

Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Ëillson”

Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht

Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”

Linja 9 ➝ devijon në Qendër

Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht

Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër

Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht

Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit