Valentin dhe Nikollë Bluda, babë e bir që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Shkodër-Han i Hotit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.09.2025, 07:30

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Shkodër-Han i Hotit, ku dy persona humbën jetën. Viktimat janë babë e bir, Valentin Bluda, 32 vjeç, dhe Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet. Sipas informacioneve të para, Valentin Bluda ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Deri tani, nuk janë dhënë detaje të tjera për rrethanat e plota të ngjarjes, por hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20, kur drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë reklame buzë rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale për të dy personat që ndodheshin në automjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit