Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Zvezdë-Zëmblak, në Maliq të Korçës.
Raportohet se një automjet është përplasur me një tufë bagëtish që ndodhej në rrugë, duke shkaktuar ngordhjen e 15 krerëve. Humbja është e madhe sidomos për familjen që i zotëronte bagëtitë, pasi ato përfaqësonin një burim të rëndësishëm jetese.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë që policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.