Apel urgjent për ndihmë: Kërkohet gjak zero negativ për të shpëtuar një jetë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2025, 23:30

Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet gjak i grupit zero negativ për një paciente nga Fieri që po përballet me kancerin e gjirit dhe ndodhet në rrezik për jetën.

E sëmura është e shtruar në Spitalin Memorial të Fierit, ndërsa familjarët e saj bëjnë thirrje urgjente për ndihmë, pasi pa gjakun e nevojshëm, rrezikon seriozisht jetën.

Një e afërme e pacientes shkruan:

“Zonja vuan nga kanceri i gjirit dhe i duhet urgjent gjaku i grupit 0- për të kapërcyer rrezikun e jetës. Ju lutem ndihmoni, është emergjencë.”

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, mund të paraqitet në çdo spital për të dhuruar gjak në emër të pacientes Aldona Veliaj ose të kontaktojë në numrin: 0693315527.

Ky është momenti ku çdo ndihmë bën diferencën mes jetës dhe vdekjes. Le të bashkohemi për të shpëtuar një jetë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit