Një histori prekëse vjen nga Lapraka, ku Klodiana, një nënë e katër fëmijëve, është e braktisur nga bashkëshorti dhe e vetme mban mbi supe gjithë barrën e familjes. Dy prej vajzave të saj janë të sëmura dhe lëvizin me karrocë invalidi, duke kërkuar kujdes të vazhdueshëm, çka e bën të pamundur që ajo të punojë.
E zhytur në borxhe dhe me vështirësi të mëdha ekonomike, Klodiana tregon se mezi siguron ushqim, ilaçe dhe veshmbathje për fëmijët. Ajo bën apel për ndihmë, duke iu drejtuar shqiptarëve që ta mbështesin qoftë edhe me pak, për t’ia lehtësuar sadopak këtë barrë të rëndë që përballon çdo ditë.
Kush ka mundësi të ndihmojë Klodianën:
Titullari i Llogarisë: HAMETI KLODIANA BEQIR IBAN: AL18 2121 1009 0000 0000 0179 4142 Kodi SWIFT: CDISALTRXXX Kontakt: +355 68 313 7790