Bayern Munich vazhdon të ecë si tren ekspres në Bundesligë. Kampionët në fuqi mposhtën bindshëm Hoffenheim-in me shifrat 1-4, duke treguar sërish se kush e dikton ligjin në futbollin gjerman.
Harry Kane ishte njeriu i ndeshjes. Anglezi hapi serinë e golave në pjesën e parë dhe më pas kompletoi tripletën me dy goditje të tjera të sakta në fraksionin e dytë. Vendasit tentuan të rikthehen në lojë me rrjetën e Coufal, por bavarezët nuk lanë asnjë hapësirë për surpriza. “Pika mbi i” erdhi nga Serge Gnabry, i cili vulosi fitoren spektakolare.
Skuadra e Vincent Kompany numëron tashmë 12 pikë të plota pas 4 javëve kampionat, duke e nisur sezonin me një ecuri perfekte. Sfida e ardhshme i pret në “Allianz Arena”, ku përballë do të jetë Werder Bremen, një tjetër test që pritet ta ndezë atmosferën e Bavarisë.