Ishte duke vrapuar te Syri i Kaltër në Theth, humb jetën 49-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2025, 18:05

Një tragjedi ka ndodhur këtë të shtunë në një nga shtegët më të frekuentuara turistike të Alpeve shqiptare. Një 49-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë teksa ishte duke ndjekur rrugën që të çon drejt Syrit të Kaltër, në Theth.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë një atak kardiak i papritur. Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari kishte nisur të vraponte në drejtim të destinacionit të njohur turistik, por papritur është rrëzuar pa shenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë është angazhuar për transportimin e trupit të pajetë, duke e nxjerrë nga terreni i vështirë malor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit