Djalit i bien 500 € nga xhepi, zotëria i gjen dhe i merr: Të lutem m’i kthe!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2025, 17:52

Një i ri ka zgjedhur të ndajë me redaksinë tonë një ngjarje që i ka ndodhur pranë një dyqani këmbimi valutor në zonën e Institutit.

Qytetari shprehet se teksa ka dalë nga dyqani, nga xhepi i kanë rënë 500 € dhe pa e kuptuar është larguar nga dyqani.

Në pamjet filmike që i riu ka vënë në dispozicion, shihet qartë se menjëherë pas tij kalon një zotëri, i cili vëren paratë në tokë, i merr dhe i fut në xhep, për t’u larguar më pas.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për një banor të zonës, ndaj ai i bën thirrje publike që shumën ta rikthejë pranë dyqanit të këmbimit valutor.

Është e rëndësishme të theksohet se i riu nuk e ka akuzuar asnjëherë qytetarin për qëllim të keq, por ka kërkuar vetëm rikthimin e shumës së humbur.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, doja të bëja një kërkesë ju lutem! Më kanë rënë 500€ te zyra e këmbimit në Institut dhe ka ardhur ky zotëria i ka marrë. Zotëria është i lagjes, i bëj thirrje të lutem nëse ke mundësi silli te zyra e këmbimit. Faleminderit! Ai s’më ka asnjë faj se s’mi mori me zor, te shkallët i gjeti. Po mirë do ishte të më njoftonte pasi do e ketë parë që më kanë rënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit