Konsumuan karamele me esencë kanabisi, si paraqitet gjendja e 3 motrave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2025, 16:40

Gjendja shëndetësore e tri motrave të mitura në Korçë, të moshës 3, 7 dhe 11 vjeç, të cilat u shtruan në spital disa ditë më parë pas konsumimit të karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, është përmirësuar ndjeshëm.

Burime nga shërbimi pediatrik i spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se vajzat 7 dhe 11-vjeçare janë tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të veçantë nga mjekët e reanimacionit.

Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri të miturat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pas konsumimit të produkteve të ëmbla që dyshohet se përmbanin përbërës narkotikë.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar burimin e këtyre produkteve dhe mënyrën se si përfunduan në duart e fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit