Ditën e djeshme, redaksia e JOQ Albania publikoi një denoncim të një qytetari, i cili pretendonte se ishte viktimë e mashtrimit nga faqja “Kidi Event”. Sipas denoncimit, qytetari kishte porositur një surprizë për të cilën kishte kryer pagesën prej 170 eurosh, por ajo nuk kishte mbërritur dhe shuma nuk ishte kthyer. Për më tepër, faqja kishte bllokuar kontaktin me të.
Sot ka ardhur dhe reagimi i palës tjetër, në përgjigjen e saj, faqja “Kidi Event” ka mohuar çdo qëllim mashtrues, duke sqaruar se një aksident familjar e kishte detyruar të qëndronte në spital, duke i shpëtuar kështu afati për realizimin e surprizës. Sipas tyre, ky incident i paqëllimshëm kishte çuar në keqkuptim.
Faqja ka konfirmuar se pagesa tashmë i është rikthyer qytetarit dhe ka pranuar përgjegjësinë për situatën, duke theksuar se gabimi nuk ishte i qëllimshëm.
“Kidi Event” gjithashtu falenderon qytetarin dhe redaksinë e JOQ Albania për publikimin, i cili ka mundësuar një zgjidhje të drejtë dhe një ballafaqim të hapur mes palëve.