Gjysh Avdyli ka humbur te rruga e Dibrës, e ka parë kush?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.09.2025, 15:39

Familjarët kanë raportuar në JOQ Albania humbjen e Avdyl Feka, një qytetar i moshuar që vuan nga demenca dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e rënduar.

Sipas të afërmve, zoti Feka ka dalë nga shtëpia në zonën e njohur si rruga e Dibrës dhe deri tani nuk ka kurrfarë lajmi për vendndodhjen e tij.

Familjarët bëjnë apel tek çdo qytetar që mund ta ketë parë: çdo informacion mund të jetë vendimtar. Ju lutemi kontaktoni menjëherë në numrin 0699616660.

Çdo ndihmë është e rëndësishme për ta rikthyer të sigurt në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit