Bllokohet kanali kullues në Fermë-Çlirim, banorët kërkojnë ndihmë nga bashkia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2025, 13:46

Kanali kryesor kullues në zonën e Fermë-Çlirimit në Fier është aktualisht i bllokuar, duke shkaktuar probleme serioze për banorët dhe fermerët e kësaj zone bujqësore.

Fermerët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, dëmet do të jenë të konsiderueshme, sidomos tani që pritet të fillojnë reshjet e stinës. Sipas tyre, ky nuk është një problem i ri, por ai është neglizhuar prej kohësh.

Ata kërkojnë nga Bashkia ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit, në mënyrë që të sigurohet kullimi normal i ujërave dhe të mbrohen investimet bujqësore në zonë.

Në një kohë kur bujqësia mbetet një nga burimet kryesore të të ardhurave për banorët lokalë, mirëmbajtja e infrastrukturës vaditëse dhe kulluese duhet të jetë prioritet i institucioneve vendore. Banorët theksojnë se nuk kërkojnë asgjë më shumë veç zbatimit të detyrimeve nga ana e autoriteteve lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit