Rama: Diella do lindë fëmijë në maternitetin e AI

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2025, 13:13

Në një tjetër episod të reality show-t qeveritar me regji teknologjike dhe skenar politik, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ministrja virtuale “Diella” së shpejti pritet të lindë fëmijë në një maternitet të posaçëm të Inteligjencës Artificiale.

Këta “fëmijë”, sipas kreut të qeverisë, do të jenë bashkëpunëtorët e rinj të administratës shqiptare, të cilët, për fatin e shqiptarëve, nuk do hanë bukë, por edhe nuk do kenë mend. Me një qetësi dhe një vizion të frymëzuar nga filmat e Netflix-it, Rama shpjegoi se AI-ja do të zgjidhë drejtësinë, korrupsionin, dhe madje edhe takimet e burrave të lagjes te kafja.

Ndërkohë që shqiptarët vuajnë nga radhët në spitale, çmimet në rritje dhe një sistem drejtësie ku dosjet zvarriten, kryeministri tallet me shqiptarët dhe sheh si shpëtimtar një avatar të pagëzuar me emrin “Diella”, që së shpejti do nisë të lindë “fëmijë”.

Diella do të lindë në maternitetin e AI”, paralajmëroi Rama gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. I nderuar popull, nëse mendonit se do u grabiste vetëm Diella, tani sipas Ramës hajdutët robotë me dorë qeverie do të shtohen. Tani që Diella do të bëhet nënë dhe do të lindë fëmijë për të na rrjepur përmes AI, vallë kush është babai?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit