Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të regjistrimit dhe imbarkimit të pasagjerëve ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror dhe vonesa në disa nga aeroportet më të mëdha të Europës.
Aeroporti i Brukselit deklaroi se, për shkak të sulmit, regjistrimi dhe imbarkimi mund të bëhen vetëm në mënyrë manuale, gjë që po ndikon ndjeshëm në oraret e fluturimeve.
"Një sulm kibernetik ndodhi të premten në mbrëmje, më 19 shtator, ndaj ofruesit të shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe imbarkimit, duke prekur disa aeroporte europiane, përfshirë Aeroportin e Brukselit", thuhet në deklaratë.
Autoritetet në Aeroportin Brandenburg të Berlinit raportuan gjithashtu një sulm ndaj ofruesit të sistemeve të përpunimit të pasagjerëve, gjë që detyroi operatorët e aeroportit të shkëpusin lidhjet me këto sisteme.
Ndërkohë, Aeroporti i Londrës Heathrow – më i ngarkuari në Europë – njoftoi për një "problem teknik" që ka prekur një nga ofruesit e shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe imbarkimit.
“Collins Aerospace, që ofron këto sisteme për disa linja ajrore në mbarë botën, po përjeton një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa për pasagjerët që nisen,” thuhet në deklaratën e Heathrow.
Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve dhe kanë kërkuar ndjesë për shqetësimet e shkaktuara.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.