Ushtaraku denoncon vonesat në pagesat e ushqimeve: Gjeneral Kingji të reagojë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2025, 10:14

Një ushtarak nga Rexhimenti i Veriut ka denoncuar për JOQ Albania vonesa të vazhdueshme në pagesën e kompensimit për ushqimin, duke theksuar se kjo ndodh vetëm në repartin e tyre. Sipas denoncuesit, të gjitha repartet e tjera në vend i marrin këto pagesa para datës 10 të çdo muaji, ndërsa ata vazhdojnë të presin edhe pas datës 15.

Ai i bën thirrje Gjeneralit Arben Kingji që të marrë masa për këtë situatë, duke theksuar se shumica e efektivëve janë familjarë dhe kanë për detyrë të mbajnë familjet e tyre. Sipas tij, vonesa lidhet me veprimet e shefes së financës, e cila dyshohet se vonon qëllimisht shpërndarjen e lekëve për të përfituar interesa përmes marrëveshjeve me bankën.

Situata është edhe më e rëndë këtë muaj, pasi ushtarakët e repartit kanë shërbyer edhe në operacione zjarresh dhe për këtë arsye duhet të paguhen me tre vakte në ditë. Denoncuesi shprehet i bindur se nëse rasti publikohet, pagesat do të kryhen menjëherë, ndërsa në të kundërt situata zvarritet deri në fundjavë, siç ka ndodhur më parë.

"Përshëndetje JOQ! Jam një ushtarak nga Rexhimenti i Veriut. Dua të bëj një denoncim në lidhje me lekët e ushqimeve, sepse shefja e financës vetëm neve na i vonon çdo muaj. Të gjitha repartet i kanë marrë para datës 10, e ne akoma. I bëj thirrje Gjeneralit Arben Kingji të marrë masa, pasi jemi familjarë dhe kemi familje për të mbajtur. Ju lutem, postojeni. Maksimumi duhet reparti jonë duhet ti kishte marrë më datë 10. Të gjitha repartet e tjera i marrin lekët e ushqimeve para datës 10, pothuajse 2 ditë pas rrogave. Ne i marrim pas datës 15, por këtë herë pothuajse një muaj po na vonon. Ushqimet janë nga 200 mijë për person. Me sa kemi dëgjuar, i vonon lekët, bën marrëveshje me bankën dhe merr interes. Këtë herë kemi më shumë për të marrë, pasi kemi qenë edhe në zjarre dhe paguhemi me 3 vakte. Ju lutem publikojeni", shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit