Papa Leo XIV refuzon të jetë avatar: Inteligjenca Artificiale rrezikon identitetin njerëzor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2025, 09:50

Papa Leo XIV ka bërë të ditur se ka refuzuar një propozim për të krijuar një version të tij përmes Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se kjo teknologji mund të rrezikojë seriozisht identitetin dhe dinjitetin njerëzor. Në një intervistë të fundit, ai zbuloi se i ishte kërkuar leje për të krijuar një "Papa virtual", me qëllimin që çdo njeri të kishte mundësi për një audiencë personale.

“Nëse ekziston dikush që nuk duhet të përfaqësohet nga një avatar, do të thosha se Papa është një nga ata që është në krye të listës”, theksoi ai. Kreu i Selisë së Shenjtë paralajmëroi gjithashtu për ndikimin që inteligjenca artificiale mund të ketë në tregun e punës dhe në strukturën shoqërore.

“Dinjiteti njerëzor ka një lidhje shumë të rëndësishme me punën që bëjmë. Nëse e automatizojmë gjithë botën dhe vetëm disa njerëz kanë mundësi atëherë kemi një problem të madh, një problem të jashtëzakonshëm që shfaqet në horizont,” u shpreh Papa Leo XIV, duke ngritur shqetësime për pabarazitë që mund të thellohen me përparimin e teknologjisë.

Që prej zgjedhjes së tij në maj, Papa Leo XIV ka folur vazhdimisht për nevojën që zhvillimi i inteligjencës artificiale të udhëhiqet nga vlera etike dhe të vihet në shërbim të njerëzimit. Gjatë një bisede telefonike me Kryeministren italiane Giorgia Meloni më 15 maj, ai diskutoi mundësinë e një bashkëpunimi mes Vatikanit dhe qeverisë italiane për promovimin e një IA që mbron mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit