Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas nga një kamionçinë.
Si pasojë e përplasjes, një grua pasagjere në automjetin Opel ka mbetur e lënduar lehtë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.