Një rast i pazakontë mashtrimi është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Kavaja. Ai shprehet se ka rënë pre e një agjencie lidhjesh martesore, e cila i premtoi se do t’i gjente një bashkëshorte në këmbim të një pagese prej 200 eurosh.
Por sapo shuma u dërgua, personi që kishte marrë përsipër ndërmjetësimin, i identifikuar me emrin Çlirim dhe me origjinë nga Kosova, e bllokoi menjëherë në WhatsApp.
Qytetari ka dërguar prova që mbështesin pretendimin e tij, përfshirë bisedën dhe faturën e pagesës. Ai kërkoi që rasti të publikohet për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien viktimë e të njëjtit mashtrim.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:
"Një person nga Kosova na kërkoi 200 euro dhe na premtoi se do na gjente një bashkëshorte. Sapo mori lekët, na bëri bllok. Kjo është një agjenci mashtruese. Ju lutem postojeni që të ruhen të tjerët."


