Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë, pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, dhe kanë qëndruar aty për rreth 12 minuta, pa leje, pa plane fluturimi dhe pa transponder aktiv, raportuan burime nga vetë vendi i NATO-s.
Avionët u zmbrapsën nga avionë italianë F-35, që operojnë si pjesë e misionit “Baltic Air Policing” të NATO-s.
Qeveria e Estonisë e ka cilësuar këtë veprim si një “provokim i paprecedentë” dhe ka kërkuar konsultime urgjente në kuadër të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s, që aktivizohet kur një vend anëtar ndjen se siguria, integriteti ose pavarësia e tij janë të kërcënuar.
Incidenti vjen në një kohë kur kanë qenë të shumta rastet e shkeljeve të hapësirave ajrore anëtare të NATO-s, përfshirë edhe hyrjet e dronëve.
Sipas ekspertëve, Rusia duket se po provokon gatishmërinë e aleancës për t’u kundërpërgjigjur.