Qytetari habitet me atë që gjen brenda domates: Ç’mund të jetë vallë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2025, 23:33

Një qytetar nga Saranda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video, ku tregon një zbulim të pazakontë teksa po përgatiste sallatën.

Ai shprehet se pasi preu një domate, që nga jashtë dukej krejt normale, brenda gjeti diçka të bardhë që, sipas tij, nuk janë krimba, por duken si një bimë që po rritet brenda domates.

Në videon e dërguar, qytetari thotë: “Isha duke bërë sallatë dhe preva një domate që mu duk nga jashtë shumë e mirë. Mirëpo gjeta këto, duken si krimba, por në të vërtetë nuk janë krimba, është një bimë që rritet brenda domates. Mund të më shpjegojë njeri se ç’mund të jenë këto? Këto s’bëhet llaf, që do t’i hedh. Po çfarë mund të jenë këto? Mund të ma shpjegojë njeri shkencërisht, ose ndonjë agronom? Faleminderit.”

Qytetari kërkon një mendim nga ata që kanë njohuri më të thella, agronomë ose fermerë, për të kuptuar se çfarë mund të jetë ky fenomen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit