Tan Isaku i Albcontrol “rruan” 162 MLN Lekë se do të studiojë trafikun ajor në Aeroportin e Kukësit me 0 fluturime

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.09.2025, 23:29

Çdo ditë titullarët e institucioneve shtetërore po shpikin metoda të reja se si të "rruajnë" lekë nga Buxheti i Shtetit. Taksat e qytetarëve janë kthyer të aksesueshëm nga drejtorët e institucioneve të shtetit të cilët fusin dorën sa herë iu teket për të kapur shuka me para e për t'i futur në xhepin e tyre.

Drejtori i AlbControl, Dritan Isaku, ka hapur një tender të ri me vlerë 162 Milion Lekë për një “Studim Fizibiliteti për Trafikun Ajror në Aeroportin e Kukësit”. Po flasim për një procedurë që u anulua më parë sepse askush nuk dorëzoi ofertë, dhe tani është rishpallur sërish.

Paratë e taksapaguesve po digjen në tendera, ndërsa Aeroporti i Kukësit nuk ka fluturime dhe kjo procedurë publike prokurimi duhet të cilësohej nul.

Duket se pista e Aeroportit të Kukësit është kthyer në një hapësirë që gllabëron miliona euro për xhepat e drejtorëve të Ramës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit