Xhelati i Morgut u vjedh edhe të vdekurve 130 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.09.2025, 21:57

Një tjetër skandal ka dalë në dritë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku tenderi për blerje reagentesh dhe materialeve të kancelarisë duket se është kthyer në një mënyrë për pasurim të paligjshëm. Tenderi shpalli fituese firmën LAB CHEM DISTRIBUTION, në pronësi të Lejdi Iliazit dhe Besar Hajdinit (50% secili), me një vlerë prej 10,609,850 lekë të reja pa TVSH, pra rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH, ose 97.5% e fondit limit, i cili ishte 10,877,892 lekë të reja pa TVSH.

Nga studimi i dokumentacionit të tenderit del se në garë ka marrë pjesë vetëm kjo firmë, duke ngritur dyshime të forta për abuzim dhe mungesë totale transparence. Siç ndodh përherë në këto raste, tenderi u menaxhua nga drejtori i morgut, Bledar Xhemali, i cili duket se nuk ka pasur skrupuj as ndaj të vdekurve, nga të cilët “u vjedh” një pjesë e fondeve të destinuara për institutin që duhet të kujdesej për ta.

Proçedura e tenderit ishte e hapur, tipi i kontratës mallra, dhe numri i referencës REF-58475-08-19-2025.

Rasti përfaqëson një model tipik të shpërdorimit të fondeve publike, ku institucionet që kanë për detyrë të shërbejnë qytetarët shndërrohen në vegla të pasurimit personal.

Ky rast duket se tregon mjaft qartë se edhe të vdekurit në Shqipëri nuk shpëtojnë nga hajnia e zyrtarëve. Është shumë e qartë që nevojitet një hetim i thellë dhe masa konkrete për të parandaluar që paratë publike të përdoren si prona personale nga drejtues të institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit