Fushë-Krujë/ Efektivi i policisë dhunohet teksa po parkonte automjetin e tij, identifikohet autori

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 19.09.2025, 22:07

Një punonjës policie ka rënë pre e një sulmi fizik ndërsa po parkonte automjetin e tij mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.

Incidenti i rëndë ka ndodhur kur efektivi, i identifikuar si E. Kasmi, u dhunua nga një person i quajtur Aranit Merlika.

​Sipas informacioneve, polici ndodhej jashtë orarit të shërbimit në momentin e sulmit. Ai ka shkuar menjëherë në komisariat për të bërë denoncimin.

Autori i dyshuar i sulmit është marrë nën hetim nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit