Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Gjoricë–Maqellarë, në dalje të Rrugës së Kombit.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat Panda” dhe një zetor. Ata thonë se drejtuesi i zetorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, fillimisht në Shupenzë e më pas në Bulqizë. Megjithatë, zyrtarisht gjendja e tij nuk dihet ende.
Dëshmitarët shtojnë se në momentin e aksidentit policia mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa ambulanca ka reaguar shpejt duke transportuar të plagosurin.
Një tjetër qytetar thekson për JOQ Albania:
“Aksident i rëndë në daljen e Gjoricës, Rruga e Arbrit. Nuk ndalojnë vdekjet në këtë kryqëzim, kërkojmë ndërhyrje të bëhet siç duhet sepse nesër mund ta kemi radhën ne të tjerët. Drejtuesi i traktorit është në gjendje të rëndë. Ai ka dashur të futet në fshat, kur është goditur nga një ‘Fiat Panda’ që vinte nga Bulqiza. Ju kujtojmë që në këtë vend u shua edhe një familje me 4 anëtarë, tek i njëjti kryqëzim. Edhe shumë aksidente të tjera kanë ndodhur këtu.”