Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e djeshme nga redaksia jonë, ku një qytetare nga Tirana raportoi me pamje se forcat e uniformave blu i terrorizuan banesën në orët e vona të mbrëmjes.
Sipas njoftimit të Policisë, në banesën e qytetares u kontrollua pas arrestimit të Florant Jardi Doku (Pellumbi), i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Largim i te burgosurit nga vendi qëndrimit".
Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur 1 karikator pistolete model TT dhe 5 fishekë, 1 karikator kallash model automatiku, 1 karikator model arme automatike TOMSON, 1 pjese mekanizmi shkrepës arme kallash.
Reagimi i Policisë:
"Sot me date 26.08.2025 eshte bere e mundur kapja e personit te shpallur ne kerkim shtetasit: Florant Jardi Doku (Pellumbi), i dtl 22.02.1996.
Ky shtetas eshte i shpallur ne kerkim pasi Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane ka derguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit penal nr 2082 date 25.07.2025 te Gjykates e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane e cila ka caktuar masen e sigurise "Arrest me burg" per vepren penale "Largim i te burgosurit nga vendi qendrimit", parashikuar nga neni 323 i K. Penal.
Gjate kontrollit te baneses ketij shtetasi i jane gjetur 1 karikator pistolete model TT dhe 5 fisheke, 1 karikator kallash model automatiku, 1 karikator model arme automatike TOMSON, 1 pjese mekanizmi shkrepes arme kallash.
Per sa me lart po kryhen veprime proceduriale dhe materialet do referon per vepren penale “largimi i te burgosurit nga vendi qendrimit” dhe “ mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municinit” parashikuar nga neni 323 dhe 278/2 i K.Penal"