Shkencëtarët më në fund pranojnë: Vaksinat anti-Covid ishin më pak efektive se sa u tha

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.09.2025, 19:29

Një studim i ri nga Universiteti i Nagoyas në Japoni ka hedhur dritë mbi efektivitetin afatgjatë të vaksinave mRNA kundër Covid-19, Pfizer dhe Moderna. Analiza mbi 2,526 persona në Fukushima tregoi se gati gjysma e të vaksinuarve me dy doza dhe një booster humbën mbrojtjen imunitare brenda vetëm nëntë muajve.

Sipas studiuesve, ekzistojnë katër modele të përgjigjes imunitare pas dozës përforcuese: një grup i vogël ruan nivele të larta antitrupash për kohë të gjatë (“durable responders”), por 47% klasifikohen si “rapid decliners” ose “vulnerable responders”, që humbin shpejt antitrupat dhe janë më të rrezikuar nga infeksioni.

Shifrat tregojnë se brenda tre muajsh nga marrja e boosterit, një në pesë persona nga këto grupe ishte infektuar me Covid, ndërsa pas gjashtë muajsh gjysma e tyre kishin kaluar sëmundjen. Në krahasim, te grupi me imunitet të qëndrueshëm, vetëm një në pesë u infektua në të njëjtën periudhë.

Shkencëtarët theksojnë se, ndonëse vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë dhe kanë parandaluar raste të rënda, mbrojtja nuk është njësoj efektive për të gjithë. Ata sugjerojnë se mund të nevojiten strategji të personalizuara vaksinimi, doza shtesë ose edhe terapi me antitrupa për grupet më të prekshme.

Studimi ngre gjithashtu pyetje mbi fenomenin e quajtur “post-vaccination syndrome”, që është raportuar vetëm te vaksinat mRNA, por ekspertët paralajmërojnë se kërkohen më shumë kërkime për të kuptuar shkaqet dhe ndikimet afatgjata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit