“Restoranti në Qeparo po derdh ujërat e zeza në oborrin e shtëpisë time”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2025, 19:18

Një problem i rëndë higjienik dhe mjedisor po vazhdon prej muajit korrik në Qeparo të Himarës. Një banor është detyruar të jetojë me ujërat e zeza që derdhen në oborrin e shtëpisë së tij nga restoranti “Veranda”.

Pavarësisht ankesave të përsëritura në Bashkinë e Himarës dhe në polici, deri më sot nuk është marrë asnjë masë. Edhe pse përfaqësues të bashkisë kanë qenë në vendngjarje dhe e kanë parë problemin me sytë e tyre, çështja është lënë në harresë. Situata ka nisur në mes të verës dhe vijon ende, duke u kthyer në një kërcënim të hapur për shëndetin dhe sigurinë e familjes.

Rasti tregon qartë se si institucionet lokale kufizohen të shkojnë, të shohin dhe të ikin, pa dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Himara promovon turizmin dhe imazhin e saj në rrjetet sociale, por në terren qytetarët e saj përballen me ndotjen më elementare, që nuk trajtohet me muaj të tërë.

Një situatë e tillë nuk do të tolerohej në asnjë vend normal të Europës, por në Shqipëri qytetarët mbeten të braktisur nën erën e fekaleve në oborrin e shtëpisë së tyre. Pyetja që lind është e thjeshtë: deri kur do të vazhdojë kjo neglizhencë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit