“Shiko si bllokon rrugën policia!” Qytetari denoncon makinën e parkuar në trotuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2025, 18:14

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë mënyrën abuzive të parkimit të një automjeti me stemën e Policisë Rrugore në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Qytetari ka treguar se automjeti tip “Audi” parkohet mbi trotuar, duke bllokuar lëvizjen e këmbësorëve në rrugën “Kadri Roshi”

“Shife si bllokon rrugën policia rrugore”, thotë qytetari ndërsa tregon makinën që mban stemën zyrtare në xhamin e përparmë.

Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga institucionet, veçanërisht nga ato që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e Policisë duke përfituar nga pozicioni i tyre i punës shkelin ligjin duke treguar se janë ndryshe nga qytetarët e tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit