Vajza denoncon faqen “WOOPSY”: Pret etiketat e kostumeve dhe i shet për masa standarte

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.09.2025, 17:35

Një tjetër histori mashtrimi me blerjet online është denoncuar pranë redaksisë tonë. Një vajzë ka denoncuar publikisht faqen “WOOPSY” në Instagram, pasi sipas saj është përballur me një rast tipik abuzimi me konsumatorin.

Ajo tregon se kishte porositur dy kostume lino të cilat në faqe reklamoheshin si “masë standarte”, por kur i ka marrë në dorëzim, kanë rezultuar shumë më të vogla se ç’pritej.

Denoncuesja thotë më tej se faqja pret etiketat origjinale të kostumeve dhe i shet si produkte “standarte”, duke krijuar iluzionin e një numri unik që i shkon kujtdo, ndërkohë që realisht madhësitë nuk përputhen.

Ky rast nuk është i izoluar. Përmes rrjeteve sociale, gjithnjë e më shumë qytetarë raportojnë mashtrime të ngjashme nga dyqane online të cilat operojnë pa transparencë, pa të dhëna mbi adresën apo subjektin tregtar, duke e bërë pothuajse të pamundur kthimin e produkteve apo marrjen e një rimbursimi.

Vajza shprehet se faqja pasi vajza i ka kërkuar llogari dhe ka kërkuar të kthej produktet ka luajtur një tjetër skemë duke u shprehur se porosia do të kthehej dhe më pas ka fshirë mesazhet dhe ka fotografuar bisedat, në vend që të kthej porosinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit