Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Toronto

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2025, 17:36

Policia e Torontos ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 13 shtatorit, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij pranë një qendre tregtare në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E.

Në një konferencë për shtyp, rreshteri i Policisë së Torontos, Alan Bartlett, bëri me dije se i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç, banues në Toronto, i cili tashmë është shpallur në kërkim mbarëkombëtar me akuzën për vrasje të shkallës së parë.

"Për Meelad Tarin kam një mesazh: kërko një avokat dhe dorëzohu. Kushdo që ndihmon apo strehon të dyshuarin, do të përballet me pasoja ligjore", paralajmëroi Bartlett.

Policia beson se Tarin nuk është larguar nga territori i Kanadasë. Deri tani nuk ka të dyshuar të tjerë, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 të shtunën, më 13 shtator. Pas një telefonate për të shtëna me armë, oficerët gjetën Paulin Harushën të plagosur rëndë në makinën e tij. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai humbi jetën në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake, Harusha është qëlluar disa herë me armë zjarri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit