“Luftë” për krahun e majtë të Ramës në foton e qeverisë së re

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.09.2025, 16:16

Në shkrepjen e fotos zyrtare të kabinetit qeveritar “Rama 4”, e realizuar sot në Kryeministri, është vënë re një “garë e heshtur” mes ministreve për të kapur krahun e majtë të Ramës.

Elisa Spiropali, e emëruar ministre e Jashtme, ka spostuar ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke siguruar krahun e majtë të Edi Ramës. Nga ana tjetër, krahu i djathtë i kryeministrit mbetet prej vitesh i “blinduar” nga Belinda Balluku, një prej figurave më të afërta në kabinetin qeveritar.

Ky detaj i fotove zyrtare ka ngjallur vëmendje, duke treguar jo vetëm simbolikën e afërsisë së ministreve me kryeministrin, por edhe rivalitetin e brendshëm mes anëtarëve të qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit